Një vit më parë ajo punonte në një lokal për të ndihmuar familjen e saj, teksa prej të martës ajo është kongresmenja më e re në historinë e Amerikës.
Alexandria Ocasio-Cortez, 29-vjeç, nisi fushatën teksa punonte si kameriere dhe ka luftuar për të siguruar fitoren deri në moment të fundit.
Një minutë përpara se votimet të mbylleshin, Alexandria shkroi në Twitter: “Jam kaq mirënjohëse për çdo person që ka kontribuar, përforcuar dhe punuar për të krijuar këtë lëvizje. Kurrë nuk do të harroj punën e madhe që na u desh për të arritur këtu. Pavarësisht se çfarë do të ndodhi, kjo është ajo që duhet”.
Në qershor në zgjedhjet për kongresin në disa qarqe ajo tronditi establishmentin kur fitoi 57% të votave dhe madje fitoi edhe një qark për të cilën nuk synoi të kandidonte.
Ajo ka bërë fushatë për çdo gjë, nga heqja e ligjeve të emigracionit te universitetet publike falas, teksa ka punuar më parë si një organizatore për fushatën presidenciale të Bernie Sander.
Prindërit e Alexandrias janë emigrantë nga Porto Rikës dhe ajo është anëtare e Socialistëve Demokrat të Amerikës.