Frymëzuese/ Njihuni me Flaudion, studentin nga Skrapari që në fundjavë punon në ndërtim

105

Flaudio është një i ri nga Skrapari, i cili ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij ka zgjedhur Tiranën si një mundësi, jo vetëm për t’u arsimuar, por edhe për të krijuar të ardhmen e tij. Ai studion në vit të dytë për Financë-Kontabilitet. Flaudio ndjek rregullisht ccdo orë leksioni ne auditorët e Bujqësorit me dëshirën për të mësuar sa më shumë nga dega që ka zgjedhur.

Por ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek studimet në Tiranë. Bashkë me të edhe e motra ndjek studimet në nivelin “master shkencor” në “Inxhinieri Elektronike”. Të dy ata jetojnë me qira, ndërsa prindërve u duhet që të bëjnë një sakrificë jo të vogël për t’u siguruar dy fëmijëve të tyre mundësitë për të ndjekur studimet.

Flaudio është i vetëdijshëm se pavarësisht ndihmës që merr nga familja, ai duhet të punojë sa herë që i jepet mundësia për të siguruar disa të ardhura shtesë për të përballuar jetësën, qiranë, por edhe për të pasur lekë për argëtim. Ndaj ai ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ka zgjedhur që të mos presë vetëm nga ajo që mund të bëjë shteti dhe prindërit për të, por të marrë vet fatin e tij në dorë dhe të punojë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë që ka kohë, pa lënë pasdore studimet që janë dhe inv