Me moton “Sill një libër merr një tjetër”, sot u hap minibiblioteka e parë në Parkun e vjetër në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Minibiblioteka do të jetë e hapur 24 orë në 7 ditët e javës. Për të do të kujdesen vetë banorët e lagjes dhe do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim apo huazim të librave përgjatë qëndrimit në lagje.
Projektit në fjalë iu bashkuan edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të lagjeve përfituese të Prishtinës duke kontribuuar me libra dhe mjete financiare.