Fshati Lin, gadishull magjik në juglindje të Shqipërisë, që duhet vizituar patjetër (Fotot)

90

Lini është një ndër fshatrat më interesant të Shqipërisë. Ai konsiderohet si një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 kilometra larg nga qyteti i Pogradecit

Për këtë verë, u rekomandojmë të mos humbisni magjinë e këtij fshati me shtëpi shumë të vogla të ndërtuara buzë ujit e rrugica të ngushta me gurë të vegjël.

Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohet zhurma e valëve të liqenit, lopatat e varkëtarëve dhe zëri i pulëbardhave.

Veç mozaikut sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Që në atë kohë u quajt Lin

Pavarësisht investimeve të vogla që janë bërë në këtë fshat, bukuria natyrore që ka e bën atë një prej vendeve që duhet të vizitohet patjetër, gjatë qëndrimit në Shqipëri