Kёshilli i Ministrave nё mbledhjen e kёsaj jave me propozim tё Ministrisё sё Kulturёs shpalli fshatin e vjetёr tё Qeparoit Qendёr Historike tё mbrojtur nga shteti, si dhe zonёn e mbrojtur sё bashku me rregulloren e administrimit tё saj. Me kёtё shpallje bёhen katёr Qendra Historike nё territorin e Bashkisё sё Himarёs, sё bashku me qendrat Historike tё fshatrave Dhёrmi, Vuno, Himarё Fshat. Ky vendim do tё ketё impakt pozitiv nё mbrojtjen, ruajtjen, promovimin e trashёgimisё kulturore tё zonёs sё Bregdetit, si dhe do ndikojё nё zhvillimin e turizmit kulturor, i cili ndihmon rritjen ekonomike tё zonёs. DRKK Vlorё do tё ketё detyra specifike nё administrimin dhe ruajtjen e vlerave monumentale tё kёtyre qendrave, duke mos lejuar tjetёrsimin e vlerave tё tyre arkitektonike, historike dhe kulturore tё krijuara ndёr shekuj nga banorёt e kёtyre trevave.
Përse Duhet ta Pini Kafen e Mëngjesit me Kanellë
Kanella: Erëza Magjike për Kafen e Mëngjesit
Kanella është një shtesë e dashur jo vetëm për ëmbëlsira, por edhe për kaf...