FSHF për herë të parë me dyqan zyrtar

270

Të gjitha ata që kanë dëshirë për të blerë uniforma të skuadrës Kombëtare, souvenirë apo materiale të tjera të përgatitura prej saj, tani do ta kenë më të lehtë. Është hapur sot, dyqani zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ndodhet në rrugën “Themistokli Germenji” nr. 20 pingul me rrugën e Elbasanit, përballë ambasadës amerikan. Kryesisht ai do të përmbajë material të sponsorit teknik “Macron”, si uniforma lojë për të gjitha moshat, tuta, jelekë, xhupa, kapele dhe shumë materiale të tjera.

E veçanta e kësaj iniciative të re, të Federatës Shqiptare të Futbollit, është që të gjitha materialet që blihen në këtë dyqan janë origjinale si ato që përdor skuadra kombëtare dhe mund të personalizohen, duke shkruajtur emrin që dëshiron. Krahas materialeve të sponsorit teknik “Macron”, atje mund të gjeni edhe aksesorë të tjerë.

Burimi: Federata Shqiptare e Futbollit