“Fun Run Tirana”, qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme mbushin bulevardin

23

Në Tiranë u zhvillua sot gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Kjo garë i parapriu sot aktivitetit më të madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues të vitit, që është “Maratona e Tiranës”, e cila do të zhvillohet nesër.

“Maratona e Tiranës 2022” vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të në 23 tetor. Si çdo vit garuesit do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të kësaj ngjarje.

Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.