“Fundjavë Ndryshe”, fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut

591

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” vijon nismën vullnetare për ndihmë dhe solidaritet në adresë të familjeve në nevojë dhe qytetarëve me probleme shëndetësore.

Këtë herë fondacioni ka organizuar një fushatë masive solidariteti për dhurim gjaku për njerëzit me nevoja të ndryshme shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
Ata që duan të shpëtojnë jetë përmes kësaj nisme mund t’i drejtohen faqes së “Fundjavë Ndryshe” në Facebook për të mësuar më shumë për vendin ku mund të dhurojnë gjak.

Burimi: Top Channel