Në bashkëpunim me UNICEF Albania, USAID vazhdon të mbështesë qindra fëmijë afganë në Shëngjin me hapësira dhe aktivitete edukative.
Prezantuar në fund të vitit 2021, Programi i Mësimit Joformal ndihmon fëmijët afganë të integrohen në sistemin shkollor.
Ky program mbështet mirëqenien socio-emocionale të tyre dhe përmirëson aftësitë e tyre në gjuhën angleze dhe ICT përmes platformave digjitale.
Programi ofron shkëmbime ndërkulturore dhe përvoja të pasura për fëmijët afganë dhe shqiptarë për të mësuar, ndërvepruar dhe për t’u rritur së bashku.
Këto janë nisma që synojnë të kontribuojnë për një të ardhme më të ndritshme për fëmijët në Shëngjin.
/ata.gov.al