Furnizim pa ndërprerje për 17 500 banorë, përfundon ujësjellësi i ri në Krujë

21

Në Krujë ka përfunduar vepra e ujësjellësit që brenda pak ditësh do të furnizojë 24 orë pa ndërprerje, 17.500 banorë të qytetit të Krujës me ujë të pijshëm e me cilësi me burime nga 1630 m lartësi.

Një vepër inxhinierike komplekse, e shtrirë në një terren tejet të thyer malor në vargmalet e Skënderbeut, kilometra të tëra linjë e re dërgimi që sot është në fazën e fundit të testimit e kolaudimit.

Ujësjellësi i ri i Krujës do të sigurojë jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminojë humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.