Fushata sensibilizuese për edukimin e fëmijëve lidhur me sigurinë rrugore

30

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e sigurisë rrugore për grupmoshën 6-14 vjeç.

Sipas DPSHTRR-së, marrëveshja po ashtu parashikon kryerjen e fushatave sensibilizuese mbi sjelljen në rrugë për ndërgjegjësim publik të përdoruesve të rrugës, si edhe ndikimin për mësimin e edukatës rrugore në institucionet arsimore.

Veprimtaritë kryesore në fokus janë njohja e manualeve edukative, ndërgjegjësimi mbi rreziqet në rrugë, praktika e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, njohja e tabelave sinjalizuese!”, bën të ditur DPSHTRR.