Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, Qendra e Informimit e BE-së Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik Kavajë ndërmorën veprime për monitorimin e ujit të detit në Bashkinë e Kavajës. 5 mostra në 5 pika të ndryshme u morën sot në zonën e Golemit. Muajin e kaluar Qendra e Informimit të BE-së Shkodër ka kryer marjen e mostrave në Shëngjin. Fushata e monitorimit synon të ndërgjegjësojë në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit. Rezultatet e fushatës do të publikohen dhe do ti vihen në dispozicion publikut dhe aktorëve vendorë në mënyrë që të adresojnë më mirë çështjet e cilësisë së ujit të detit në përputhje me strategjitë kombëtare dhe direktivat dhe standartet e BE-së.