Fushë-Krujë, nis rehabilitimi i lumit Zezë

105

Lumi Zezë është një nga problemet më të mëdha që ka qyteti i Fushë Krujës, gjatë sezonit të shirave.

Falë një investimi prej 441,897,654 lekë, projekti parashikon zgjerimin e shtratit të lumit, thellimin e tij, mbrojtje lumore dhe ndërtimin e një ure të re në qendër të qytetit.

Kjo për faktin, se këmbët e urës aktuale janë një nga shkaqet që uji del në qytet, si pasojë e grumbullimit të materialeve që sjell lumi, duke penguar kalimin e tyre dhe “fryrjen” e lumit.

Ky investim do të shtrihet në një gjatësi prej 5 km, duke filluar nga fshati Larushk – qytetin e Fushë Krujës dhe përfunduar në fshatin Derven.

Ky projekt ka nisur në muajin mars 2019 dhe pritet të përfundoj në korrik 2020.