Fushë Studëni, destinacion i turizmit dimëror

3

Fushë Studën, fshati më i famshëm i Parkut Kombëtar Shebenik, renditet mes destinacioneve të shumta gjithëvjetore në vendin tonë.

I rrethuar me pyje të larta dhe liqenin poshtë tyre me një pamje piktoreske të krijuar edhe nga bardhësia e dëborës së këtij viti, është një ftesë për të gjithë të apasionuarit e turizmit malor.

Fushë Studën, nga një zonë ndaluar kufitare në periudhën e regjimit komunist, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet më të vizituara dhe krijon mundësi për aktivitete të ndryshme sportive.

Referenca: ata.gov.al