Gabimi që gëzoi punonjësit, 30 mijë euro në vend të bonusit 100 euro

167

Punonjësit në një uzinë të shkrirjes së çelikut në Belgjikë, shijuan një fundjavë vërtetë të këndshme pasi gjetën në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.

Paratë, që siç u mor vesh më pas, ishin një gabim i stërmadh pasi në fakt, ata do të merrnin një bonus prej vetëm 100 eurove.

Sidoqoftë, pati nga ata që përfituan diçka… disa u nxituan t’i përdornin më së miri fondet, paguan borxhe, por tani, kompania i kërkon paratë mbrapsht

Nuk është bërë e qartë se sa nga 230 punonjësit e uzinës, me pagë mesatare 1600 euro në muaj, morën bonusin gjigant por, siç bëhet e ditur, janë të paktë ata që e kanë pësuar dhe janë të detyruar tani të kthejnë pas çdo cent.

“U shokova kur pashë gjendjen e llogarisë sime. Por dukej se ishte një gabim, ndaj nuk preka asgjë. Mora vetëm pagën dhe e lashë mënjanë pjesën tjetër deri sa të mësoja diçka më shumë”, thotë një punonjës duke shtuar se njeh të tjerë që kanë shpenzuar një pjesë të shumës.