Galaxy A80, kamera rrotulluese dhe me shinë

65

Samsung ka njoftuar hedhjen në treg të një celulari të ri, që ka një kamera risi, me tre lente, por që ngrihet nga përbrenda celularit dhe rrotullohet për të bërë selfie.

Celulari Galaxy A80 ka një kamera 48 megapiksel, me 3D depth dhe kënde tepër të gjera.

A80 merr disa veçori të S10, si sensori i shenjave të gishtave i fshehur poshtë ekranit, dhe kamera me kënd tepër të gjerë.

Duke rrotulluar kamerën, Samsung bën që me A80 edhe “selfie-t” të kenë të njëjtën cilësi si foto që bëhen me kamerën kryesore, pasi është e njëjta.