Garanci për furnizimin me ushqime, importuam 176 milionë euro produkte në Mars

50

Vendi ynë ka vijuar normalisht shkëmbimet tregtare me vendet partnere përgjatë muajit Mars, pavarësisht situatës së krijuar dhe masave të marra për frenimin e përhapjes së coronavirusit. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se importet janë në nivele optimale, çka do të thotë se nuk do të ketë mungesa ushqimore dhe produktesh të tjera të domosdoshme nëpër supermarkete.

Konkretisht për periudhën 1-14 Mars 2020, janë importuar  149.3 mijë tonë produkte, me vlerë prej rreth 21.5 miliardë lekë apo rreth 176 milionë euro.

Ndërkaq, shkëmbimet tregtare regjistrohen në vlerën e rreth 33 miliardë lekëve. Por përpos importeve që vijonë normalisht, edhe supermarketet shprehen se kanë rezervat e veta, çka bën që furnizimi i qytetarëve gjatë kësaj periudhe të mos rrezikohet.