Gati 50 % e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vend, nga Italia dhe Greqia

16

Gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë i përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave, në vitin 2020, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,6 % të ndërmarrjeve aktive nga ku 42,3 % e tyre janë me origjinë nga Italia dhe 6,1 % nga Greqia.

Po ashtu, ndërmarrjet me pronarë dhe bashkëpronarë të huaj punësojnë 12,4 % të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Evropian përfaqësojnë 62,2 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 77,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

INSTAT bën të ditur se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 64,9 % dhe 12,1 %.