Gati 800 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në prill, kryesojnë europianët

29

Gati 800 mijë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke shënuar kështu një rritje prej rreth 30 % krahasuar me prillin e vitit 2023.

Instituti i Statistikave publikoi raportin “Lëvizjet e shtetasve”, sipas të cilit rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas.

Sipas INSTAT-it, rreth 30,6 % e të huajve që vizituan vendin deklaruan se vijnë për qëllime pushime apo vizitë tek të afërm, ndërsa 57,4 % për biznes dhe qëllime profesionale.

Në muajin prill 2024, 613.196 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 8.8 %, krahasuar me prill 2023.

/ata.gov.al