Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt.
Një ndër masat për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt përveç vaksinimit dhe qendrave shëndetësore në zonat bregdetare është edhe dezinsektimit i zonave turistike.
Ky proces ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit.