Gati projekti i restaurimit për kishën e Shën Marisë së Ravenjës

294

Specialistët e Institutit të Monumente të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, zhvilluan një inspektim në Kishën Shën Maria e Ravenjës, mbi fshatin Goranxi, Gjirokastër.

Inspektimi konsistoi në evidentimin dhe verifikimin e problematikave në këtë kishë si dhe dokumentimin e tyre. Procesi i punës do të vijojë me hartimin e projektit të ndërhyrjeve restauruese për kishën, e cila paraqet tipare specifike në formulimin arkitektoniko – dekorativ të jashtëm.

Kisha e Shën Mëria e Ravenjës, daton rreth vitit 1600. Ia vlen të vizitohet edhe gryka e Goranxisë, në veri të fshatit, e cila i pret malet si me thikë. Një kishë e vogël e periudhës së vonë bizantine me afreske ngrihet mbi një bregore në hyrje të grykës. Më tej, në anën veriore, është një nga pikat arkeologjike më të shquara prehistorike të rajonit.

Disa strehë guri të prera në anë të grykës janë përdorur për të prodhuar objekte prej stralli në periudhat e Paleolitit të Vonë dhe Mezolitit (rreth 25000-7000 vjet p.e.s.). Janë zbuluar shumë mijëra cifla të vogla të këtij stralli dhe guroret nga ai merrej janë të dukshme në shtresat e strallit të prera në “murin” verior të grykës. Mes këtyre rrënojave të kësaj industrie të lashtë masive, mund të shihen një numër banesash guri të periudhës helenistike dhe romake