Gazeta britanike sugjeron Shqipërinë në vendet më të bukura për t’u vizituar në vitin 2023!

2

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët e huaj dhe shpesh tashmë edhe mediat ndërkombëtare po i kushtojnë artikuj truizmit në vendin tonë.

Sëfundmi ka qenë gazeta britanike “Metro”, e cila ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër vendet që duhet vizituar në vitin 2023, mes Jordanisë, Portugalisë e Guajanës.

Gazeta ‘Metro’, teksa shkruan se në Shqipëri mund të gjenden plazhe me ujëra të kristalta si ato të Maldiveve, thekson se në vendin tonë mund të gjejnë edhe çmime ekonomike.

“Takoni destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij në ngjyrë karamel dhe ujërat e ngjashme me ato të Maldiveve, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme pas faturave të frikshme të energjisë të dimrit “Në prill, për shembull, fluturimet Londër-Tiranë kushtojnë nga 64 paund, nëpërmjet Easy Jet, taksitë për në Durrës fillojnë nga 15 paund dhe në bregdetin e resortit bregdetar, hoteli i mirënjohur “Cosmo” kushton vetëm 57 paund në natë. Kjo do të thotë se fundjavat mund të kushtojnë nën 200 paund për person, duke përfshirë kostot e tjera të mundshme”, citohet në shkrim.

Pak ditë më parë edhe media franceze France24 i kushtoi një reportazh Shqipërisë, duke thënë se është një destinacion i injoruar për shumë kohë, por është një vend që kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. France24 shkroi se vendi ynë është një destinacion ende i panjohur mirë, por që nuk do të mbetet i tillë për shumë kohë dhe mund të përjetojë të njëjtin bum në turizëm njëjtë si Kroacia.

lexo.al