Gazeta gjermane: Shqipëria, trendi më i ri i turizmit kulinar

52

Gazeta e përditshme gjermane “Welt” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë për të cilën thotë se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar.

Artikulli fokusohet te kulinaria, për të cilën “Welt” vlerëson se “Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë”.

E përditshmja gjermane e e konsideron Shqipërinë një pjesë ende të pazbuluar të Europës, dhe kjo ndoshta do të ndryshojë nëse Shqipëria anëtarësohet në BE – ajo është tashmë një vend kandidat. “Shumica dërrmuese dëshiron të anëtarësohet, pasi kjo kupton begati”, citon “Welt”.

https://www.welt.de/reise/nah/article198573981/Kulinarische-Reise-Albanien-wird-zur-feinen-Food-Destination.html?fbclid=IwAR3FGnCRuJHZLTmTubNhK4eeJJclj1eyq6Hdv_vrnA5wmPen9yM33Bu-x5M