Gazifikimi i Shqipërisë/ Nis ndërtimi i pikës fillestare dalëse të gazit në stacionin e TAP

45

Në stacionin ultramodern të Gazsjellësit TransAdriatik në Fier,  u nënshkrua sot marrëveshja për ndërtimin e pikës fillestare dalëse shqiptare të gazit.

Ky investim i ri strategjik i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor, ndërkohë që po vijon puna për projektin e detajuar për tubacionin Fier – Vlorë, i cili do të lidhë gazsjellësin me TEC-in e Vlorës dhe me portën e re hyrëse që do të investohet nga gjigandi Exxon Mobile”

Ky është një nga shumë stacionet e një rrugëtimi që vazhdon për ta kthyer Shqipërinë praktikisht në një eksportues neto të energjisë”.