Gërmimet arkeologjike, del në dritë një zonë monumentale në Finiq

28

Në parkun arkeologjik kombëtar të Finiqit vijojnë gërmimet arkeologjike nga projekti shqiptaro-italian “Foinike 2022”.

Sektori i Kulturës Kombëtare Sarandë bën të ditur se “nga gërmimet po del në dritë një zonë monumentale shumë e rëndësishme nga pikëpamja shkencore dhe shumë interesante nga pikëpamja turistike”.

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit.

Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur.