Gështenjat, sherebela, frutat e pyllit; hapet inkubatori i produkteve tipike në Reç

110

Gështenjat, sherbela, frutat e pyllit, bimët medicinale dhe të gjitha produktet e tjera të zonës së Reçit në Malësinë e Madhe do të përpunohen në një hapësirë të përbashkët për fermerët.

Është inauguruar inkubatori i produkteve tipike në Reç, i cili do ti japë mundësi të gjithë fermerëve dhe amvisave të prodhojnë produkte tipike me metoda tradicionale nga njëra ana, dhe nga ana tjetër këto produkte do të jenë të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore.

Përmes këtij inkubatori të gjithë fermerët e vegjël do të kenë akses ën treg, çmime më të larta për produktet e tyre si dhe më shumë mundësi punësimi.

Ky inkubator është i dyti në vend, pas atij të Përmetit, të dy të ndërtuar me mbështetjen e skemave kombëtare 2018.