Gëzim i trefishtë/ Vijnë në jetë trinjakët nga Hasi, përfitojnë edhe 3.6 mln lekë bonus

27

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360 000 lekë të reja.

Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65 000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40 000-120 000 lekë.