Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni, befason grupi arbëresh

103

Shtatë kore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia u bënë bashkë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Cappella”, në Gjakovë të Kosovës.

Shqipëria u përfaqësua nga Shkodra, me korin “Rozafa Ekspresion”, drejtuar nga profesor Zef Çoba të cilët interpretuan disa nga këngët më të bukura shqiptare, por edhe kryevepra botërore

Por mikpritja që ju bë Shkodrës detyroi që kori të dalë jashtë repertorit e të sjellë të tjera pjesë si hymnin: Porsi fleta e ejllit të Zotit e Fishtës

Befasues ishte interpretimi i grupit arbëresh që solli pjesë nga përkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Në fund për pjesëmarrësit u ndanë edhe vlerësimet, duke i lënë takim në edicionin e radhës pas një viti.