Gjashtë arsye se pse duhet të konsumojmë qumësht çdo ditë

22

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat. Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes. Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim i Mirë Proteinash

Sipas të dhënave në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë. Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare

Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban. Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D. Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë. Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.