Gjashtë libra që Ismail Kadare rekomandon t’i lexoni patjetër

47

Në vitin 2014, The Week publikoi listën e gjashtë librave që Kadare propozon për lexuesit e tij, libra të autorëve tjerë të cilët duket se shkrimtarit shqiptar i kanë lënë mbresë gjatë leximit.

“Ferri” – Dante Aligieri

Ky është libri i parë i Aligierit në kuadër të Komedisë Hyjnore, pasuar nga Purgatori dhe Parajsa. “Ferri” merret me njohjen dhe refuzimin e mëkatit, në rrugën drejt Zotit.

“Don Kishoti” – Miguel de Cervantes Saavedra

Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit. Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shumë të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh.

 “Makbethi” – Shekspiri

Kadare është ngazëllyer nga Shekspiri dhe sidomos nga tragjedia e Makbethit. Makbethi eshtë njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një ditë ai do të bëhej mbret, por se nuk e dinte se ku.

“Frymë të vdekura” – Nikolai Gogoli

Libri është shkruar në vitin 1842, ndërsa nisi me një letër që Pushkini i dërgoi Gogolit ku i tha se duhej të shkruante një roman mbi Don Kishotin në stilin rus. Mentaliteti, fajet, shfajësimet, morali rus është kryesori në këtë vepër.

Franc Kafka, Procesi

Procesi eshte romani me i njohur dhe me i perhapur I Kafkes,I botuar ne Berlin me 1926,dy vjet pas vdekjes se shkrimtarit. Maks Brod, nje miku I tij qe pergatiti librin per botim ka thene : “Kur mora doreshkrimin e “Procesit” e lexova me nje fryme.Nuk kishte titull por Kafka keshtu e quante sa here binte fjala per te.Kete liber vete Kafka e quante te paperfunduar,pavaresisht se e kishte kreun e fundit.

Hajnrih Bel, Nderi i Humbur i Katerina Blumit