Gjelëza e madhe (Calidris canutus) fut në hartën e dimërimit të saj edhe Shqipërinë.

25

Gjatë censusit ndërkombëtar të shpendëve të ujit, në lagunën e Nartës, ekipi ynë u has me këtë rast jo të zakonshëm. Mes baltakëve dhe gjelëzave që dimërojnë zakonisht në vendin tonë u dalluan dy individë të gjelëzës së madhe duke shënuar rastin e parë të dimërimit të këtij lloji në Shqipëri.

Gjelëza e madhe ka 6 nënlloje të cilat folezojnë në Arktik. Lloji qe vrojtohet në Shqipëri folezon në Siberi dhe zakonisht mund te shikohet tek ne gjatë periudhës së shtegtimit ku më pas dimëron në Afrikën perëndimore.

Ky vrojtim dëshmon dhe njëherë rëndësinë e Nartës si vend qëndrimi për shpendët që shtegtojnë përgjatë Adriatikut dhe atyre që dimërojnë në vendin tonë./ Informacioni nga Protection and Preservation of Natural Environment in Albania