Gjendet ‘qyteti i artë i humbur’ i gati 3 mijë viteve më parë

77

Në Egjipt, zbulimi i asaj që përshkruhet si vendbanimi më i madh urban i gjetur ndonjëherë në vend u njoftua përmes një gjetjeje të paraqitur si e dyta më e rëndësishme pas asaj të varrit të Tutankhamun.

Siç raportohet nga faqja në Facebook e Ministrisë Egjiptiane të Antikiteteve, është një “qytet i humbur i artë” i gati 3,000 vjet më parë dhe zbulimi u bë nga një mision i udhëhequr nga arkeologu i njohur egjiptian Zahi Haëass në bregun perëndimor të Nilit në zonën e Luxor, në jug të Egjiptit.(ANSA)