Gjeniu i 6 mijë veprave Ibrahim Kodra, piktori shqiptar që u bë mik me Pablo Picasson

23

104 vite më parë, lindi në Ishëm të Shqipërisë, piktori i madh shqiptar emri i i të cilit thuhet me krenari nga shqiptarët, Ibrahim Kodra.

Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.