Gjermanë, italianë, francezë…/ Ja sa turistë e vizituan Parkun e Butrintit vitin e kaluar

22
SONY DSC

Qyteti antik i Butrintit në Sarandë është një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Specialistet e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit shprehen se gjatë vitit 2021 ky park u vizitua nga 52 924 turistë, nga të cilët 29 244 janë vendas dhe 23 680 të huaj.

Turistët e huaj ishin kryesisht nga Italia, Franca, Gjermania, Ukraina etj.

Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik që ky vend të ofron në çdo stinë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.

SONY DSC