Gjermanët këshilla turistëve: Bukuria sekrete e kontinentit europian quhet “Shqipëri”

134

“Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit udhëtimi ynë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, po, drejt vendit të shqiptarëve.”

Kështu e nis artikullin media e njohur bavareze NordBayern.de.

I dyti artikull brenda javës, pas një reportazhi të një tjetër media gjermane, atë të Die Welt, shkrimi nis me një titull të fortë, ku gazetarët e fushës së turizmit pohojnë se Shqipëria, është padyshim bukuria sekrete e kontinentit wuropian.

“Me të gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore pjesë të Trashëgimive botërore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit europian”, thuhet në artikull.

Në industrinë e turizmit, vendi konsiderohet kryesisht si vend me turistë të brendshëm, por citon media bavareze, kjo nuk do të jetë e tillë për shumë gjatë.

“Duam të jemi të ndershëm. Natyrisht, ne nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, nëse fati nuk na kishte futur në një libër udhërrëfyes që duket se është shpikur për ne”, shkruajnë NordBayern.

Jörg Dauscher, gazetari dhe publicisti i “Die Welt”, i lindur në Weißenburgen, i cili ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri, që mes tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, shqiptarët i paraqet mikpritës dhe dashamirës.

Dauscher flet me keqardhje për Shqipërinë për aq pak sa njihet, gjithashtu plot humor dhe dashuri për njerëzit atje.

Ai flet gjithashtu rreth bukurisë befasuese të zonave të shkreta të fundit të Europës.

Por edhe për përzemërsinë e popullit, për festat e shumta të fshatit, ose për festat tradicionale të mbrëmjes së vendasve nëpër qytete të vjetra.