Gjermanët shpikin baterinë më të vogël në botë / Në gjendje që të karikohet nga trupi njerëzor

56

Shkencëtarët gjermanë kanë ndërtuar baterinë më të vogël në botë, me një voltazh më të madhe se një bateri të tipit AAA, pra 1,6 volt, megjithëse për momentin është më pak e fuqishme se to.

Bateria është produkt i bashkëpunimit mes tre universiteteve teknologjike gjermane, dy të Dresdenit dhe një të Chemnitzit, udhëhequr nga Oliver G. Schmidt.

Rezultati ka rëndësi jo vetëm për përmasat më të vogla se një milimetër të nano-baterisë, por edhe për përputhshmërinë e plotë bie, që do të thotë se mund të injektohen në trupin e njeriut për studime, pa shkaktuar asnjë reaksion negativ.

Bateritë e zakonshme, edhe ato mikroskopike, jo vetëm që shkarkohen shumë shpejt kur bien në kontakt me lëngje, por në rastin e injektimit të tyre në trupin e njeriut mund ta helmojnë me lëndë toksike.

Zbulimi gjerman e shmang këtë pjesë dhe ai shihet me rëndësi për të zëvendësuar bateritë e deritanishme që përdoren për impiantet intravaskulare, por edhe për aftësinë për të mbërritur dhe funksionuar edhe në pjesë të tjera më të vështira të trupit njerëzor.

Jo vetëm kaq, por këto nanobateri karikohen duke shfrytëzuar reaksionet bie-elektrokimike, apo reaksionet e oksidimit enzimatik për t’u karikuar deri në masën 40 për qind.

“Arkitektura e këtyre nanobaterive bio ofron zgjidhjen potenaciale të parë për një prej sfidave më të mëdha të biomjekësisë; dispozitivët e integruar që akumulojnë energji mjaftueshëm që t’u mundësojë funksionimin në mikrosisteme”, thotë Vineeth Kumar, pjesëmarrës në studim.

Gjenerata e baterive aktuale të bio të përshtatshme janë shumë më të mëdha në rreth tre milimetër kub. Përveç kësaj, avantazhi i baterive të shpikura nga shkencëtarët gjermanë është edhe materiali fleksibël i tyre, që bën që dispozitivi t’i mbijetojë çdo presioni shtypës të organizmit njerëzor.

Bateritë e reja nuk janë testuar ende në një trup njerëzor, por janë testuar në kushte laboratorike që simulojnë kushtet e organizmit njerëzor, që nga enët e gjakut, e deri tek përbërja e lëngjeve dhe kripërave në organizëm.