Gjermani/ Vajza nga Durrësi që po shkëlqen me çantat e saj artizanale

74

Marsela Meçani është vajza nga Durrësi, por që jeton në Gjermani, e cila për orë të tëra punon me shumë dashuri këto lloj çanta artizanale, unike në dizajn.

Që e vogël ajo ka qenë e pasionuar pas së bukurës dhe modës. Fati e deshte që këtë pasion ta lidhte me një nga vendet më fashion të Italisë, siç është Milano, për të studiuar financë dhe për ta quajtur këtë vend si shtëpinë e saj. Për një periudhë punon në kompaninë e stilistit Jil Sander në profesionin që kishte mbaruar shkollën, por më pas pasioni doli në sipërfaqe dhe në 2014 nisi të krijonte çantat e para.

Misioni i saj është të ndajë lumturinë tek të tjerët nëpërmjet artit të saj. Çantat e punuara nga Marsela Meçani, janë sinonim i elegancës, përsosmërisë, kurimit të materialit dhe mbi të gjitha ekskluzivitetit. Ato mund t’i gjeni në dy dyqanet e saj në Ibiza, të cilët janë kthyer në më të vizituarit prej turistëve nga e gjithë bota.

Çanta është një nga aksesorët më të dashur për femrat. Shumë përdorimëshe, lëkurë apo në materiale cope ekzistojnë shumë tipologji formash dhe përmasash, që i lejojnë femrave të krijojnë me dhjetëra kombinime me veshjet e tyre, duke shpalosur fantazinë dhe duke shprehur në një farë mënyre dhe një pjesë të karakterit të tyre.

Çantat artizanale janë rikthyer në modë dhe nuk kanë asnjë gjë më shumë apo më pak se ato të markave të njohura./Living/