Gjermania financon projektin për shmangien e përmbytjeve në Shqipëri

32

Qeveria gjermane përmes GIZ po mbështet adaptimin dhe menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor.

Përmirësimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm të përmbytjeve në basenin e lumit Drin është në fokus të një projekti që synon ngritjen e një sistemi efektiv për paralajmërimin e rrezikut ndaj përmbytjeve, duke u bërë kështu çelës i përballjes me fatkeqësi të tilla natyrore.

Projekti i përgjigjet parashikimit të ndryshimeve klimatike në rajon, me një fokus të veçantë tek përmbytjet dhe thatësira si dy dukuritë më ekstreme të këtyre ndryshimeve. Ai po realizohet në katër vende: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, nisur nga faktet që ndikimi i ndryshimeve klimatike në këto vende është pothuajse i ngjashëm dhe që lumenjtë nuk kanë kufij kombëtarë, pasi basenet e tyre shtrihen jashtë kufijve të një vendi, p.sh baseni i lumenjve Drin dhe Buna shtrihen në pesë shtete: Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe një pjesë shumë e vogël në Greqi.