Gjermania zemërgjërë, dhuron 11 milionë euro për Shqipërinë

20

Gjermania do të ndihmojë me 11 milionë euro Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas deklaroi sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin se vendi i tij i gjendet pranë shqiptarëve dhe solidarizohet me ta.

“Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”, ishte deklarata e ministrit Maas.