Shqipëria dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre me produkte konkrete në fushën e planifikimit të territorit, në nivel kombëtar e vendor, strehimit, legalizimit dhe standardeve urbane.
Këtë qëndrim kanë ndarë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe Ministrin në detyrë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Ferat Shala, gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë, në kuadër të zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit nënshkruar ndërmjet dy ministrive në 15 prill 2014.
Ministrat dhe delegacionet që i shoqëronin, ranë dakord mbi piketat e bashkëpunimit për vitin 2017, në fushat që dy ministritë mbulojnë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte aplikimi me projekte të përbashkëta në kuadër të Programit IPA II Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri –Kosovë 2014-2020.
Takimi i parë i përbashkët me grupet e punës respektive, do të organizohet shumë shpejt në Prizren, në të cilin është parashikuar edhe një sesion informues gjatë javës së parë të shkurti nga Ministria e Integrimit Europian dhe Delegacioni Europian.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Ferat Shala dhe delegacioni që e shoqëron atë kanë mbërritur në Tiranë me ftesë të Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.