Gjesti fisnik i një qytetari të cilin policia donte që ta merrnin vesh të gjithë

80

Për fat të mirë, ka ende njerëz të cilët bëjnë gjënë e duhur! I fundit në rend kronologjik u zhvillua disa ditë më parë në Avellino, ku një djalë 33 vjeçar i cili zgjodhi të mbetej anonim, duke ecur nëpër qendrën historike të qytetit gjeti një portofol, të cilin e mori dhe e çoi në një patrullë të policisë.

Portofoli mbante thjesht 10.000 euro! Përpos kësaj, kishte çeqe, kartat e kreditit me kodet përkatëse, të cilat i përkisnin një 71 vjeçari po ashtu banues në Avellino. Ky i fundit, as nuk e kishte kuptuar që kishte humbur portofolin.

Ishte vetë selia e policisë që përhapi këtë gjest të bukur të vogël nëpër rrjetet e veta sociale. Pasi tregoi historinë, stacioni i policisë përfundoi postimin në këtë mënyrë: “Shpesh veprat e mira nuk përbëjnë lajm, ndërsa është e rëndësishme t’u jepet atyre hapësirë ​​edhe për shembullin e vlerës që mbartin.”

Burimi origjinal: positizie.it