Gjesti heroik, vëllezërit shqiptarë rrëmbejnë vëmendjen e medias austriake

126

Dy vëllezër shqiptarë kanë rrëmbyer vëmendjen e medias austriake për gjestin e tyre heroik duke shpëtuar një 23 vjeçar i cili rrezikohej të mbytej në pishina dimërore.

Ngjarja u shënua të dielën e kaluar 25 nëntor, në Aqua Nova që gjendet në Ër. Neustadt të Austrisë.

23 vjeçari afgan ishte futur në pishinën sportive ku dhe kishte rrezikuar të mbytej.

“Në një moment vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë shkova pas tij dhe pastaj e tërhoqëm së bashku për ta nxjerrë nga uji” thotë Ideal Kuburja, djaloshi 20 vjeçar i cili aktualisht punon në shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, raportojnë mediat e huaja.

Pastaj i riu u dërgua në një spital në Wr. Neustadt.

Për vëllezërit Ideal dhe Leutrim Kuburja me banim në Pottenstein (Baden) e diela duhej të ishte relaksuese por u përballën me një skenë për të cilën nëse nuk do të ndërhynin  do ishte kthyer në tragjedi.