Gjesti human i mjeshtrave shqiptarë bën jehonë në Greqi

522

Komuniteti Shqiptar në Hania, Kretë është solidarizuar me rastin e familjes Stefanidhi. Shumë shqiptarë janë bërë bashkë për ti ardhur në ndihmë familjes vendase, e cila ka probleme serioze ekonomike.

Lajmi është përcjell edhe nga media vendase, të cilat kanë vlerësuar kontributin e shqiptarëve për të ndihmuar familjen greke.

“Prej një muaji, punëtorët shqiptarë, kanë ardhur çdo pasdite pas punës dhe punojnë në shtëpi për ta rindërtuar atë”, shkruhet në artikull.

“Ne do të bëjmë punime edhe brenda shtëpisë sapo të përfundojmë jashtë në mënyrë që fëmijët të kenë një shtëpi të mirë. Gjithashtu, Shoqata e Ndërtuesve të Chania na tha se ata do të marrin përsipër lyerjen e shtëpisë. Ne si lëvizje ndihmojmë, por edhe autoritetet duhet të shohin se çfarë do të bëjnë. Mjeshtrit tanë mund të jenë të gjithë artistë në punën e tyre, por ne duhet të shohim se çfarë po bëjnë autoritetet për të mbështetur këta njerëz,” tha njëri nga personat që po jep kontributin e tij për rinovimin e shtëpisë, për mediat vendase.