Gjetan Keta merr titullin WBU

326

Gjetan Keta bën krenarë të gjithë shqiptarët. Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.

Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.

Goditje fituese dhe të njëpashme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.