Gjeti një unazë të madhe floriri, Shqipresa jep shembullin frymëzues (FOTO)

132

Një e re nga Prishtina ka gjetur në rrugë një unazë floriri dhe pa humbur kohë vihet në kërkim të pronarit. Në vend që t’i gëzohej fatit të saj për gjetjen, vajza mendoi se sa keq mund të ndihej personi që i përkiste unaza. Pa e menduar dy herë, Shqipresa bëri njoftim në rrjetet sociale, duke dhënë detaje rreth unazës, në mënyrë që pronari ta kontaktojë.

“Unë dua ta gjej personin që i përket unaza pasi po të më ndodhte e njëjta, do të ndihesha shumë keq. Unaza nuk më takon dhe duhet të kthehet tek i zoti”, ka thënë ajo.

Unaza u gjet një ditë më parë pranë Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës. Ajo ka të shënuar datën 26.01.2020, emrin e një djali dhe emrin e një vajze. Shqipresa thotë se nëse pronari e lexon njoftimin, mund t’i shkruajë në Facebook dhe e reja nga Prishtina do t’ia kthejë menjëherë sendin me vlerë jo vetëm monetare por edhe shpirtërore.