Televizioni prestigjioz amerikan CNN rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të mira në botë ku mund të zhvillohet alpinizëm dhe ecje në natyrë, në një artikull ku renditen destinacionet perfekte për të zhvilluar këto sporte nga Japonia deri në SHBA, si dhe nga Australia në Argjentinë.
“Ndërkohë që Alpet janë të famshme për alpinistët klasikë europianë, malet e bukura të Ballkanit janë një alternativë e shkëlqyer për ata që preferojnë të qëndrojnë larg turmave”, shkruhet në këtë artikull të CNN.
“Të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë një ecje të gjatë mes maleve mund të shëtisin nga Mali i Zi drejt Shqipërisë nëpër shtigjet më të mira, duke u nisur nga Kotori dhe mbyllur udhëtimin e tyre në Tiranë”, thekson televizioni amerikan.