Kanali i njohur televiziv gjermano-francez “ARTE” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku përmes tij ka prezantuar edhe Shqipërinë.
“Shqipëria, është një vend shumë i lumtur pranë Adriatikut dhe Jonit. Ky vend i vogël ka fshatra të lashta, mesjetare dhe osmane”, – nis rrëfimi i dokumentarit me kohëzgjatje prej 13 minutash.
Gazetarët kanë udhëtuar në disa qytete që kanë shënjuar jetën e Kadaresë duke u ndalur në vendlindjen e tij Gjirokastër.
Ata vizitojnë shtëpinë e tij të lindjes, rrugicat ku ka ecur, banesën në kryeqytet dhe mjaft vende që kanë shoqëruar jetën e njeriut të madh të letrave.
https://www.arte.tv/fr/videos/084787-000-A/l-albanie-secrete-d-ismail-kadare/