Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Babrru, gati në shtator me ambiente të reja

72

Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Babrru Qendër të Kamzës është rikonstruktuar tërësisht me standardet më të mira dhe është gati për të pritur nxënësit në shtator.

Në bashkinë e Kamzës po vijon puna për rikonstruksionin e disa objekteve të tjera arsimore si shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari” Babrru Qendër, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, çerdhja e re, Paskuqan 1, shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami”, Zallmner, si dhe shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, Valias.

Janë mbi 22 objekte arsimore që janë ndërtuar në këtë bashki në kuadër të Programit të Rindërtimit.

/ata.gov.al