Gjimnazi “Oso Kuka” në Shkodër do ketë terrene të reja sportive

156

Projekti “Jeto me sportin” prej tre vitesh po jep rezultate konkrete në bashkinë e Shkodrës.

Aktualisht, ai po zbatohet në tre shkolla, të cilat falë investimit, bashkëfinancim i bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, brenda një kohe të shkurtër, do të kenë terrene të reja sportive në standarde optimale.

Gjimnazi “Oso Kuka” është një nga tre përfituesit e fondit të përgjithshëm 315 milionë lekë me TVSH.

Ndërhyrja do të jetë e plotë në oborrin para dhe pas shkollës, ku do të ndërtohet një fushë mini- futbolli, një basketbolli dhe një tjetër volejbolli.

Përveç terreneve sportive, do të ketë edhe hapësira të gjelbra dhe akomodimi për nxënës e mësues të shkollës.