Gjimnazistët e Tiranës në garë; kush mbjell më shumë pemë dhe kush pedalon më shumë

129

Transformimi i Tiranës në një qytet ku pedalohet dhe biçikleta të kthehet në përditshmëri dhe krahas kësaj, mbjellja e pemeve, është akoma një sfidë, por jo e pamundur.

Dy gara shumë të bukura po ndodhin në Tiranë, ku janë të përfshire gjimnaze publike dhe private. Gara kush mbjell më shumë pemë dhe kush pedalon më shumë.

Nën moton nuk “maturohesh” po nuk mbolle një pemë, je i “avashtë” po nuk shkove në shkollë me biçikletë, aksioni vazhdon prej disa ditësh.

Përgatiti:PO.AL